Gjykata Themelore në Prishtinë lejon ‘deputetët e lotsjellësit’ të marrin pjesë në seancën e Kuvendit

E publikuar: 26/02/2016 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’i lejojë ‘deputetët e lotsjellësit’ të marrin pjesë në seancën e Kuvendit.

Ja komunaikata e gjykatës:

“GjykataThemelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka pranuar kërkesë
nga deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës Donika Kada- Bujupi, Besa Baftiu, Pal Lekaj dhe Albulena Haxhiu, të cilët janë nën masa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë për lejimin e tyre që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të paraparë të mbahet me datë
26.02.2016 .Gjykata ka aprovuar kërkesën e këtyre të pandehurve – deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ka lejuar që të njëjtit sot të marrin pjesë në këtë seancë. Policia e Republikës së Kosovës sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë do të kujdeset për përcjelljen e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për kohën sa këta deputetë qëndrojnë brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk do të jenë nën mbikëqyrjen e Policisë, kështu që të njëjtit janë absolutisht të lirë në shprehjen e mendimeve dhe veprimeve të tyre brenda fushëveprimit të deputetit”.