Adem Grabovci thotë që kërkesa e miqve është që votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës është zgjidhja më e mirë.
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK’së, Adem Grabivci, ka bërë me dije se të martën, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të diskutojë për Gjykatën Speciale, pasi materiali për këtë gjykatë tashmë ka arritur në kutitë e deputetëve.
Ai ka deklaruar se seanca në të cilën do të diskutohet për Gjykatën Speciale mund të caktohet brenda kësaj jave, më së largu në fillim të javës tjetër.
Në këtë kontekst, Grabovci ka thënë se pret nga deputetët të veprojnë në përputhje me interesin e shtetit dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA’në dhe BE’në.