Gjykata speciale sfidë të cilën duhet kaluar

E publikuar: 18/06/2015 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bajrush BEHRAMI

Gjykata speciale dhe ndalimi z.Haradinaj në Slloveni, janë dy tema bosht te shtypit dhe politikes aktuale të cila lidhen njëra me tjetrën. Kjo e dyta është çështja më sfiduese e institucioneve te shtetit kosovar. Edhe pse janë krejt dy të kundërta e përbashkëta e saj është arrestimi i ish luftëtarëve të lirisë. Meqë themelimin Gjykatës speciale me ngulm e kërkon Bashkësia Ndërkombëtare, në një mënyrë përmes ndalimit te Haradinajt në Slloveni ligjvënësve dhe institucioneve në Kosovë u dërgon mesazhe kërcënuese se themelimi i Gjykatës Speciale duhet bere sa ma parë.
Aq me tepër kur për ndalimin e Haradinajt e shpreh habinë edhe kryeministri i shtetit qe e ka lëshuar fletarrestim, z. Vuqiq i cili nuk e ka te qarte, se pse tre ditë para fillimit te bisedimeve ne Bruksel behet një gjë e tillë. Ndoshta, as ky nuk është ne rrjedha se ç’far bëhet dhe synohet ne kuluaret e politikes ndërkombëtare. Por një gjë është e qartë, se Kosova duhet te themeloj Gjykatën speciale, sepse mos themelimi i saj do ketë pasoja ne marrëdhëniet e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Këtë e thonë te gjithë; miq dhe armiq te Kosovës.
Duke shfletuar deklarata te shumta te politikaneve dhe analisteve lidhur me Gjykatën speciale, shihet se edhe nga pozita dhe opozita ka mendime pro dhe kundër themelimit. Opozita kuptohet se s’ka pushtet dhe është më e “lirë” qe te deklarohet kundër themelimit. Bile ketë kundërshti mund ta përdor për krijimin e një baze me te fortë ne raport me votuesit. Ata që janë me pushtet e qe dikur silleshin si “kumbar” nuk e duan themelimin e saj, por ka te atillë qe edhe janë për themelimin, sepse e ndiejnë fuqinë e presionit ndërkombëtar e kjo i bënë më të arsyeshëm në qëndrimin e tyre. Nga protesta e të mërkurës, kunder Gjykates speciale, u pa se edhe trendi i protestave ka rënë shumë në krahasim me ato te mëhershmet. Madje lirisht mund te konstatojmë se “kallabllakun” e bënë protestuesit nga Skenderaji dhe Drenasi, përndryshe numri i tyre do te kufizohej shumë. Ky është një fakt se edhe popullata me problemet e përditshme është duke u larguar nga ajo qe realisht e kanë të qartë finalen e saj, se s’ka shanse qe te mos themelohet specialja. Politika kosovare dhe drejtësia kanë dështuar për shumë gjera, si ”mos zotësia” e saj qe te dërgoj qoftë edhe një te akuzuar para drejtësisë për “krimet e pretenduara”, gjate luftës, apo pas periudhës së luftës nga te ashtuquajturat , “vrasje politike”. Kjo ka qene dhe është ndoshta thembra e Akilit e drejtësisë kosovare e cila si handikap i tillë ka evoluar deri te instancat ndërkombëtare te cilat kane krijuar bindjen se “krimet” në Kosovë, nuk do te ndëshkohen asnjëherë dhe se këto duhet me ia lënë drejtësisë ndërkombëtare që të merret me to.
Ish kryeministri Thaçi, edhe vet i është kundërpërgjigjur “sajueseve” te këtyre “krimeve” duke u kërcënuar se do t’i me padis, por qe nuk pat asgjë nga kjo dhe tani nen trysninë ndërkombëtare është partizan i themelimit te speciales. E “keqja” e Gjykatës speciale, është se njerëzit mund te akuzohen serish, madje edhe ata qe kane mbajtur burgje, apo janë dënuar nga gjykata te ndryshme, si ajo e Hagës.
Serbia edhe pse agresore dhe qe ka kryer krime te shumta ne hapësirat e ish Jugosllavisë, ka arritur qe me sukses te amortizoj disa gjera dhe ta kthej opinionin ndërkombëtar ne mënyrë pozitive për te. Përjashto Gjykatën në Hagë, ajo ka dënuar disa ish paramilitarë dhe oficer te policisë për përfshirje ne vrasje dhe masakra dhe kështu e ka krijuar një alibi tek faktori ndërkombëtar se kjo po merret me ndjekjen dhe dënimin e kryeseve et krimeve te pjesëtareve te popullit te vet. E Kosova a dha prova te tilla? Jo!
Meqë Gjykata speciale do te behet, atëherë fushëveprimi i saj do ishte me interes për qytetaret e Kosovës qe te merrej me ata qe merren me krim te organizuar dhe me ata qe u pasuruan pa baze te mirëfilltë. Krimet e supozuara qe gjoja u kryen gjate luftës, do të dënohen nëse për këto gjenden prova. Nuk besoj se do ketë dënime pa prova. Kështu mund te ndodh veç ne ndonjë shtet me diktaturë te errtë. Andaj populli nuk duhet qe te shqetësohet aq shumë, se dikush nga bashkëqytetaret tanë do te dënohen veç sa te mbushet norma, për t’u bërë barazimi me pushtuesin. Kosova si shtet i ri duhet qe te mendoj qe sa me parë ta heq njollën, se fsheh “kriminel” që nuk do t’i dënoj. Le te pastrohen gjerat dhe te ecim tutje, kjo është ajo qe neve si shoqëri na duhet. Prandaj ndalimi i Haradinajt është si një mesazh se faktori ndërkombëtar është shume i fuqishëm sa ne nuk mund ta sfidojmë.