Gjykata sot pritet të vendos për Albin Kurtin

E publikuar: 28/12/2015 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata sot pritet të vendos për vazhdimin ose jo të masës së arrestit shtëpiak për deputetin e Kuvendit, Albin Kurti.

Këtë për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Kurti, tani gjendet në arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës Supreme, por i cili është i vlefshëm deri sot, më 28 dhjetor.

Ndërkohë, për të tashmë ekziston një tjetër vendim, pasi Themelorja më parë ia kishte vazhduar paraburgimin, deri në muajin shkurt, por ky vendim ishte marrë të njëjtën kohë kur gjykata e shkallës më të lartë ishte duke shqyrtuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për masën e paraburgimit.

Albin Kurti bashkë me Albulena Haxhiu, Faton Topallin dhe Donika Kadaj – Bujupin akuzohen nga Prokuroria për veprat penale, përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar.