Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që Dardan Molliqajt të mos i cakohet masa e paraburgimit, por ajo e paraqitjes në stacion policor për një muaj.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Dardan Molliqaj i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Gjykata ka konstatuar se nuk plotësohen asnjëra nga kushtet e parapara ligjore për t’u caktuar masa e paraburgimit.
Masa e paraqitjes në stacionin policor për Dardan Molliqajn do të llogaritet duke filluar që nga data 01.02.2022 dhe do të zgjasë deri më 01.03.2022.
Në ndërkohë, gjykata mund të caktojë masën më të rëndë – paraburgimin, nëse Dardan Molliqaj shkel masën e shqiptuar.

















