Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani është liruar nga paraburgimi në burgun e Shkupit.
Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak në Shkup, ku do të qëndrojë deri më 16 gusht.
“Pas kërkesës së personit Blerim Ramadani, Gjykata Themelore e Tetovës e zëvendëson masën e paraburgimit efektiv me masën arrest shtëpiak deri në ekstradim në Republikën e Serbisë”, kanë thënë gjykata në Tetovë.
Ramadani është ndaluar në pikën kufitare të Jazhincës, me kërkesë të Interpolit të Serbisë, ku kërkohej për krime të dyshuara kundër civilëve në periudhën që nga fillimi i luftës në Kosovë.