Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar kërkesën e grave për vendosjen e kuotës gjinore edhe në Qeveri. Në vendimin e saj Kushtetuesja thotë se një vendim pro kësaj kuote gjinore do të ishte në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuar në Kapitujt II dhe III të Kushtetutës.
“Amandamenti i propozuar pakëson të drejtat dhe lritë e njeriut të përcaktuara në Kapitulin II dhe në Kapitullin III të Kushtetutës, si dhe shkronjën e frymën e saj, siç përcaktohet në praktikën gjyqësore të Gjykatës”, thuhet në vendim.
Ky vendim i Kushtetueses është quajtur skandaloz nga deputetja Alma Lama.
“SKANDAL! SKANDAL! SKANDAL!
Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves ka shpallur ne vendimin e saj se barazia gjinore pakeson te drejtat e njeriut.
Ne gjykimin per anendamentin ne lidhje me futjen e kuotes gjinore edhe per qeverine, GJK deklaron se kjo gje pakeson te drejtat dhe litite e njeriut. Vendimi i tyre bie ne kundershtim me vete Kushtetuten e Kosoves, ku barazia gjinore eshte nje nga parimet themelore. Edhe logjikisht si mundet kerkesa per barazi te zvogeloje? Cudite dhe marrezite e kesaj Gjykate nuk kane te sosur”, shkruan ajo në Facebook.