Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për Mariel Fierzën e arrestuar dy ditë më parë në bazë të operacionit që godet mjetet luksoze dhe të blinduara.
Fierza, i cili njihet ndryshe si miku i Lul Berishës dhe pjesë e bandës së Durrësit është lënë në qeli, pasi gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkohë, për Genti Nderjakun, i cili u arrestua bashkë me Fierzën, teksa udhëtonin së bashku në makinë është lënë i lirë, pasi gjykata vendosi sot për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Fierza dhe shoku i tij u arrestuan pasi në makinën e tyre u gjetën edhe dy armë zjarri.
Nderjaku është arrestuar nga Efektivet e Policisë Durrës pasi ai ishte pasagjer në mjetin tip ” Porsche” me drejtues Mariel Fierza dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri Bereta, njëra prej të cilave e dhënë me leje shtetasit G.Nderjaku. Genti Nderjaku në momentin e arrestimit nuk ka paraqitur autorizimin e dhënë nga organet kompetente mbi ushtrimin e së drejtës për mbajtjen e armës.


















