Gjykata jep vendimin për Donald Trumpin

E publikuar: 10/01/2025 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Gjykatësi Juan Merchan e ka dënuar presidentin e zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, pa asnjë masë ndëshkuese, burg apo gjobë për 34 akuzat rreth blerjes së heshtjes së aktores pornografike Stormy Daniels.

Fillimisht, Trump ishte planifikuar të dënohej në korrik, por gjyqtari Juan Merchan vendosi ta shtyjë datën pas një vendimi nga Gjykata e Lartë që deklaronte se presidentët janë të imunizuar nga ndjekja penale për akte zyrtare.

Merchan tha se i duhej kohë për të rishikuar vendimin. Një datë tjetër ishte caktuar për shtatorin, por Merchan vendosi të shtyjë dënimin deri pas zgjedhjeve presidenciale, të cilat Trump përfundimisht i fitoi.

Si përfundim, Merchan caktoi datën 10 janar, sot, për dënimin – pak para se Trump të vendoset për të marrë detyrën.