Gjykata ia cakton një muaj paraburgim kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

E publikuar: 20/03/2025 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Krasniqiit, i cili gjendet në ndalim nga 18 marsi i këtij viti.