Gjykata e Kranjit i ka dhënë një sqarim agjencisë së lajmeve Reuters për lirimin e Ramush Haradinajt.
“Ambasada e Kosovës në Lubjanë…na dërgoi një notë diplomatike ku konfirmohet se qytetari i Kosovës ishte duke kaluar nëpër Slloveni derisa ishte duke u kthyer nga një mison special diplomatik jashtë, kjo është edhe arsyeja që Sllovenia duhet ti lejojë kalim të lirë” ka bërë të ditur Gjykata e Kranjit për Reuters. Haradinaj është arrestuar në Aeroportin e Lubjanës pas kthimit nga Berlini.
/gazetablic/