Gjykata e Gjilanit vendosi për Vali Corleone-n

E publikuar: 07/03/2018 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Gjilan ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit Shëndetësor ndaj të dyshuarit për ngacmim të familjarëve të tij, Vali Corleone.
Ndaj tij u caktua masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Lajmin për KALLXO e bëri të ditur zyrtari për informim në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Ndaj të pandehurit caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë në kohëzgjatje prej 15 ditëve”, shtoi Shkodra.

Corleone u arrestua nga policia në ditën e djeshme nën dyshimin se ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij.

Ai kishte pasur probleme me ligjin edhe në vitin 2014./Kallxo.com