Mediat daneze raportojnë të kenë mësuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë.
Loja e pezulluar për kualifikimet Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë është regjistruar me rezultat 3:0, fitore për Shqipërinë, raportojnë mediat daneze duke u thirrur në burime të afërta me Gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë, ku procesi i rastit të “dronit”, do të jetë i formës së prerë, transmeton lajmi.net.
Pas pezullimit të ndeshjes dhe refuzimit të shqiptarëve që të kthehen në fushë, UEFA mori vendim që Serbisë t’i jap tre pikë, por njëkohësisht duke e dënuar atë me minus tre pikë.
Mediat daneze shkruajnë se vendimi i formës së prerë, i cili vjen pas ankesë që Shqipëria i ka bërë vendimit të UEFA-s, do të publikohet sot dhe ai do të jetë në favor të Shqipërisë.