Gjykata e Apelit tashmë ka marrë vendim për grupin Drenica 1 dhe është vetëm qështje orësh se kur do ta bëjë publik atë.
Magazina.al merr vesh nga burimet e saj, se kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, është shpallur i pafajshëm për vrasje për cka gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte dënuar me 12 vjet burg. Tash Lushtaku do vuaj vetëm 7 vjet burg për përgjegjësi komanduese por i liruar nga një vrasje që ishte supozuar se e kishte kryer.
Ish komandanti i UÇK-së, ishte shpallur fajtor për një vrasje që askush, madje as gjykata nuk ka arritur ta veretetojë. Lushtaku është ngarkuar me këtë vrasje, por nuk dihet se kush është i vrari e as ku është kryer kjo vrasje.


















