Gjykata e Apelit ka refuzuar lirimin e Kadaj-Bujupit

E publikuar: 24/11/2015 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kolegji prej 3 anëtarëve i Gjykatës së Apelit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, Arianit Koci, kanë bërë me dije burime të Koha.net brenda Gjykatës së Apelit.

Kërkesa kishte të bënte me lirimin e saj të parakohshëm duke e vërtetuar aktvendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore për masën e paraburgimit prej 30 ditësh, vendimin të cilin e ka cilësuar si të bazuar.

Deputetja Kadaj Bujupi është arrestuar më 18 nëntor pas fletarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ajo dyshohet për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, që dënohet deri në 10 vjet burgim.