Seanca e sotme për kërcënimin e kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha është shtyrë me kërkesën e këtij të fundit.
Megjithatë, në këtë sesion, munguan edhe dy të akuzuarit.
Për njërin prej tyre, gjykatësja e rastit tha se ka lëshuar urdheresë për verifikim të adresës, por Policia ka bërë me dije se është njoftuar nga fqinji i tij se ai jeton në Suedi.
Ndërsa, për të akuzuarin tjetër, ajo tha se PK ka treguar se ai gjendet në Zvicër.
E njëjta njoftoi se do të lëshojë urdhërarrest ndaj tyre, raporton Betimi për Drejtësi.


















