Gjuriqi bëri thirrje që të mbrohet “Bota Serbe”, vijnë reagimet nga Kosova

E publikuar: 19/02/2023 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, po propgandon edhe nga pozita e ambasadorit duke e promovuar ekspanziozmin ndaj shteteve të pavarura ku ka edhe serbë.

Beogradi e ka publikuar idenë e ”Botës Serbe“ duke pasur aspirata territoriale e kulturore ndaj Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Malit të Zi.

E Gjuriq po përpiqet që idetë shoviniste t’ia paraqesë edhe opinionit amerikan.

”Jemi në një pikë kthese të historisë kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike etnike – nga Beogradi, fusha jonë veriore, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët“, ka shkruar Gjuriq në Twitter.

Por deklarata e tij ka hasur në reagime të shumta në Kosovë.

Ndaj tij ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Kujdes nga ujqërit me veshje dele! Tipike e Marko Gjuriqit dhe përfaqësues të tjerë të Serbisë. Jo vetëm që kanë filluar dhe kanë humbur të gjitha luftërat në FRM Jugosllavi, kanë vrarë mbi 130,000 njerëz, por ata ende kanë guximin të pretendojnë “tokën serbe”. Kjo është “demokratike” dhe “konstruktivja”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Pos saj ka reaguar dhe Sharr Jakupi, këshilltar i ministres së Jashtme dhe Diaposrës, Donika Gërvallës. Ai këtë deklaratë të Gjuriqit e ka cilësuar si ekspansionizëm.

”Komentet e neveritshme të Ambasadës së Serbisë rreth Kosovës zbulojnë agjendën e tyre vicioze ekspansioniste. Është koha për ndërkombëtarët. liderët të veprojnë dhe të dënojnë qeverinë serbe për atë që është në të vërtetë – një regjim autokratik brutal, luftënxitës“, ka shkruar ai.

Reagim ka pasur edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

“Një person që njihet gjerësisht për thirrjet e tij qesharake “Aco-Srbine”, tani bën një thirrje të hapur për të mbrojtur botën serbe. Po aq e neveritshme dhe e rrezikshme”, ka deklaruar ai.

Serbia nuk e mohon faktin që ka pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje. /Express