Gjuriq takon emisarin për Dialog: Duhet krijim i besimit, hap vendimtar ëshë themelimi i Asociacionit dhe zbatimi i obligimeve të Brukselit

E publikuar: 25/03/2025 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i politikë së jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjuriq në njoftim për takimin ka thënë se parakusht për “ringjalljen e dialogut, që s’ka parë përparim prej vitesh, është krijimi i besimit”, raporton Express.

Gjuriq ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Kosova dhe zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit.

Hapat vendimtarë për normalizimin e marrëdhënieve përfshijnë formimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe dhe zbatimin e angazhimeve të tjera të përshkruara në Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar ai.