Gjuriq: Serbët të frikësuar edhe në veri të Kosovës

E publikuar: 03/11/2015 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi do të kërkojë në Bruksel që të zgjidhet çështjen e serbëve nga Suhadolli.

Ai po ashtu tha se Beogradi do të mundohet të ndalojë qëllimin e Prishtinës që ajo pjesë e Mitrovicës veriore t’i takojë asaj jugore që përbëhet nga shqiptarët.

Gjuriq ka paralajmëruar se banorët e Suhadollit, të cilët i ka vizituar sot për t’u dhënë atyre farë gruri – donacion i qeverisë serbe, nuk munden të lëvizin dy kilometra në veri të Mitrovicës, transmeton KP.

“Ata jetojnë në frikë të vazhdueshme dhe nën presion. Për fat të keq , në veri të Kosovës dhe Metohisë ka komunitete serbe që janë të kërcënuar. Suhadolli që është pjesë e Mitrovicës është një nga këto vende që janë më shumë se 16 vjet në rrezik në një lloj izolimi”, tha Gjuriq, shkruan agjencia B92 .

Gjuriq ka thënë se ka ardhur të bisedojë me njerëzit që janë të frikësuar për shkak të paralajmërimeve të Mitrovicës jugore dhe Prishtinës se Suhadolli të kalojë nën administrim të Mitrovicës jugore edhe pse sipas ligjit të organizimit territorial, kufiri mes Mitrovicës jugore dhe asaj veriore shkon nëpërmes lumit Ibër.