Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se përfaqësuesit e serbëve nuk do të kthehen në Qeverinë e Kosovës dhe në institucionet e saj.
Ai ka thënë se përfaqësuesit e listës “Srpska“ nuk do të hyjnë sërish në institucionet e Kosovës përderisa elemente të marrëveshjes së koalicionit me partitë shqiptare në Kosovë të mos respektohen e populli serb të mos merret para sysh.
Gjuriq tha kështu, transmeton tanjug, pas takimit që serbë të Kosovës patën me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq në të cilin ai mor pjesë.
“Ne në Qeveri nuk kemi hyrë që të jem i folklor ose ikebanë dhe nuk do të marrim pjesë në të derisa dikush të mendojë se aty jemi dekor“, ka thënë Gjuriq duke shtuar se Vuçiq ka përkrahur këtë qëndrim të serbëve, transmeton koha.net .
Ai ka paralajmëruar se përfaqësuesi e serbëve të Kosovës do të mbajnë nga një takim mujor me kryeministrin e Serbisë Vuçiq.