Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se fakti që Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, nuk do të thotë se ajo tashmë është shtet.
Gjuriq tha se “Kosova e ka nënshkruar këtë dokument si një entitet juridik, dhe jo si një shtet”, njofton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Fakti që krahina jugore e Serbisë sot hyn në një lloj marrëdhënie kontraktuale me Komisionin Evropian për ne kjo nuk do të thotë, dhe kurrë nuk do të nënkuptojë se kjo krahinë është një vend tjetër, e ndarë nga Serbia”, deklaroi Gjuriq.