Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi sonte në Bruksel se delegacionit të Serbisë i është dorëzuar një amendament shtesë me të cilin Serbisë i kushtëzohet rruga europiane dhe është një përpjekje që kjo drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë të njohë pavarësinë e Kosovës.
Krahas lajmeve të këqija që i kemi dëgjuar ditëve të fundit rreth Kapitullit 35, jemi se ka edhe një amendament shtesë për bisedimet rreth integrimit europian, të cilin e ka propozuar Gjermania e përkrahur nga Britania e Madhe dhe Kroacia, ka deklaruar Gjuriq.
I gjithë delegacioni ndihet i goditur nga një zhvillim i tillë i ngjarjeve dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq po mendon seriozisht se në ç’mënyrë mund të kundrohet e ardhmja e procesit të dialogut midis Beogradit e Prishtinës, e jetës politike në vend, madje edhe për vetë Qeverinë e Serbisë, transmeton Koha.net deklaratën e Gjuriqit dhënë RTS-së.
Kam bindjen se shumë nga vendet e BE-së nuk po e kuptojnë se çfarë po ndodhë dhe çfarë është pesha e problemit, është shprehur Gjuriq.
Ai citohet të ketë thënë se Serbia dëshiron normalizim marrëdhëniesh me Kosovën (zyrtarët serbë gjithmonë përmendin vetëm Prishtinën), por mos të kërkohet nga kryeministri dhe delegacioni serb të punojnë kundër popullit të vet.