Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se ata mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Ai gjatë një konference të përbashkët me presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk duhet të dyshojë në mbështetjen e Malit të Zi.
“Nga përvoja jonë, dhe kur mbështetja vjen nga rajoni, është më e rëndësishmja. Mos dyshoni në mbështetjen tonë dhe rëndësinë e saj”, tha Gjukanoviq, raporton Vijesti.
Ai ka vlerësuar raportet ndërmjet dy vendeve.
Duke folur për dialogun me Serbinë tha se është e mundur të arrihet një marrëveshje.
Gjukanoviq tha se “ne mund të forcojmë stabilitetin vetëm përmes integrimit evropian” .
Ai tha se është biseduar edhe për vendosjen kushtetuese të komunitetit malazez në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin ekonomik.
Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me Gjukanoviqin kanë diskutuar për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin mes Kosovës dhe Malit të Zi.