Gjukanoviq: Mali i Zi, i gatshëm ta çojë demarkacionin në arbitrazh, shembulli Malazez i Kërkimfaljes

E publikuar: 08/09/2016 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milo Gjukanoviq, i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë”, ka folur ndër të tjera edhe për pasojat që kanë pasur luftërat në territorin e ish Jugosllavisë duke dhënë shembuj të tejkalimit të atyre periudhave nga Mali i Zi.

“Ballkani duhet t’i varrosë armët dhe ta braktisë logjikën e inatit që i ka kushtuar shumë regjionit gjatë historisë”, bëri thirrje Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Kryeministri i Malit të Zi , vendi me të cilin Kosova është në proces të demarkimit të kufijve vlerësoi se raportet e mira ndër etnike tek vendet ballkanike janë në interes të të gjithëve.

Gjukanoviq, i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë”, ka folur ndër të tjera edhe për pasojat që kanë pasur luftërat në territorin e ish Jugosllavisë duke dhënë shembuj të tejkalimit të atyre periudhave nga Mali i Zi.

Ai theksoi se megjithëse nuk ka pasur luftë, Mali i Zi ka pësuar me shkatërrim ekonomik.

“Mali i Zi është i vetmja pjesë e ish Jugosllavisë në territorin e të cilës nuk ka pasur luftë. Edhe në Slloveni ka pasur luftë disa ditë, edhe në Maqedoni, të mos flasim për Serbi, për Kosovë, për Bosnjë dhe Hercegovinë, apo Kroaci. Në Mal të Zi nuk pati luftë. Por, shumë vështirë i kemi përjetuar të gjitha ato që kanë ndodhur në rrethinën tonë. Pra, nuk kishim turistë, nuk kishim investime, nuk kishim tregti”, tregon Gjukanoviq.

Sipas tij mësimi i dalë nga kjo është se stabiliteti i brendshëm është po aq i rëndësishëm dhe paraprijëse për stabilitet regjional.

“Duhet të përpiqemi të krijojmë raporte të mira me fqinjët, të krijojmë raporte të mirëbesimit, ta stabilizojmë regjionin. Por, nëse i duam të gjitha këto, duhet të përpiqemi shumë në shtëpitë tona të krijojmë raporte të mira ndër-etnike, sepse kjo është një prej urave më me rëndësi për të ndërtuar raporte të mira me fqinjët”, tha kryeministri Gjukanoviq.

Në emision, Gjukanoviq i është referuar kërkim faljes që kishte bërë shteti i tij ndaj shtetit të Kroacisë pas bombardimit të Dubrovnikut që sipas tij ka qenë veprimi i duhur në përputhje me opinion publik brenda vendit të tij.

Intervistën e plotë me kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq për emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: