Einar Ambakk ka qenë duke gjuajtur drerë në malin e Oppland të Norvegjisë, kur ka hasur papritmas në një teh që ndodhej mes gurëve.
Pasi e ka nxjerrë ka parë se është një shpatë e gjatë, të cilën e ka dërguar në një muze që ndodhet në atë anë, transmeton Telegrafi.
Ekspertët kanë bërë të ditur se kjo armë e ftohtë është e vjetër më se njëmijë vjet, ndërsa besohet se i përket vikingëve.
Lartësia prej 1,640 metrave, ftohti i madh që mbizotëron dhe cilësia e metalit me të cilin është punuar, besohet të kenë ndikuar që të mos lakohet apo shkëputet ndonjë pjesë e shpatës.
Arkeologët kanë bërë hulumtime në hapësirën ku është gjetur, por nuk kanë gjetur asgjë në një diametër prej 20 metrave.
Mendohet të ketë qenë e ndonjë ushtari që ka humbur rrugën dhe ka vdekur, ndërsa ende nuk ka ndonjë koment zyrtar. /Telegrafi/