Gjuajtje me armë zjarri në oborrin e një restoranti në Prishtinë

E publikuar: 26/11/2023 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë në orët e para të mëngjesit është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në oborrin e një restoranti në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit.

“Është pranuar informacioni se në oborrin e një lokali afarist(restorant) ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit.”

Për rastin është arrestuar një person i dyshuar, por, është liruar pas intervistimit.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit është liruar”, njofton policia.