Para pak minutave ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në qytetin e Gjilanit.
Siç mëson Indeksonline, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Restuarant ‘’Mili’’ në Gjilan.
Nga gjuajtja me armë zjarri një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Me rastin po merren organet e hetuesisë.



















