Gjuajtje me armë në Ulpianë – Policia jep detaje

E publikuar: 01/02/2025 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para pak minutash, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”.

Nga mediat raportohet se dy persona kanë gjuajtur me armë nga një golf i bardhë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin”.