Gjuajtje me armë në Prishtinë (FOTO)

E publikuar: 10/02/2022 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot ka ndodhur një konflikt verbal mes disa personave në rrugën “Emin Duraku” në Prishtinë, gjë që ka rezultuar me të shtëna armësh.

“Sonte rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë afër rrugës “Emin Duraku” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që ka mbledhur Policia, dyshohet se gjuajtjes me armë i ka paraprirë një konflikt verbal mes disa personave dhe pastaj është dëgjuar një e shtënë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë në lokacion.