Një incident, gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në lagjen “Kodra e Trimave”, përkatsisht në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Tre persona janë të lënduar.
Lajmin për KosovaPress se ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se të lënduarit nuk janë si pasojë e gjuajtjeve me armë.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.
Dëshmitarët për KosovaPress rasti ka ndodhur për shkak të mos marrëveshjeve të grupi të rinjsh.
KosovaPress mëson se deri tani është arrestuar një i dyshuar, emër i njohur për redaksinë.


















