Gjuajtën me armë brenda një lokali, policia arreston pesë persona në Gjilan

E publikuar: 15/12/2025 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë persona janë arrestuar në Gjilan, pasi që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri në një lokal, ku edhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Rr. Gjilani, Prishtinë 14.12.2025 – 04:11. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.