Një tentim vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘’27 nëntori’’ në Prishtinë.
Sipas raportit policor është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj.
Po ashtu raportohet se njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë.
Raporti i plotë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 03.10.2023-19:42. Është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë. Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë. Rasti në procedurë hetimore.

















