Me iniciativë të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjatë ditës së nesërme do të realizohet takimi i liderëve të partive politike.
Takimi vjen pas pranimit të kërkesës së LSDM-së që në takim të jenë prezentë edhe ndërkombëtarët.
Alsat M mëson se në takimin e nesërm krahas liderëve të partie më të mëdha politike në vend, VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, do të marrin pjesë edhe ambasadorët, si ai amerikan Jess Baily dhe ai Bashkimit Evropian, Aivo Orav.