Vendimi i Bashkimit Evropian për të detyruar Google të ndajë Chrome dhe Google Search nga Play Store mund të ketë implikime për modelin aktual të biznesit ku Android jepet falas.
CEO i kompanisë Sundar Pichai mbrojti vendimin e Google i cili detyronte prodhuesit të instalonin edhe Chrome e Google Search nëse dëshironin Play Store.
Pichai la të kuptohet se kjo ka qenë arsyeja pse Android është ofruar falas.
Kjo deklaratë e tij paralajmëron konsumatorët, prodhuesit e telefonëve dhe Komisionin Evropian.
Të ardhurat që Google merr përmes reklamimit në platformat mobile është 50%.
Google mund të ndryshojë modelin e biznesit të Android dhe kompania mund ta licencojë vetëm kundrejt një pagese.
Bashkimi Evropian ka ofruar sugjerimet e tij për të ndaluar praktikën e Google të cilën e sheh si shkelje.
Nëse prodhuesit kanë mundësi të instalojnë shfletuesit e tyre në vend të Chrome, Google do të humbasë shumë. /PCWorld Albanian