Gjithçka gati për duelin Keta-Uzun Gjithçka i është rikthyer normalitet në ndeshjen e boksit për peshën e mesme të federatës ËBC mes peshngritësit shqiptar Mike Gjetan Ketës dhe boksierit turk Turgai Uzun.
Të njoftuar vetëm 3 ditë më parë se me cilin do të përballen, si boksieri shqiptar ashtu edhe ai turk, u shprehën të gatshëm për të pranuar sfidën edhe pse koha për t’u përgatitur ishte e shkurtër, sidomos për boksierin turk.
Për më tepër brenda 3 ditësh atij i duhej të humbiste edhe rreth 3 kg në peshë gjë që e kishte arritur me sukses, në peshin e sotëm.
“Falënderoj shume Xhoni Ketën që më dha mundësinë për të luajtur për titullin kampion të federtates ËBC dhe jam i bindur që do ta fitoj. Për mua nuk ishte aspak problem edhe pse u njoftova përpara 3 ditësh që të bëhem kampion nesër. Jam një dhelpër e vjetër në ring. Unë e njoh Gjetanin pasi është një boksier i njohur në Gjermani, megjithatë do ta tregojë ringu kush është përgatitur më mirë”, u shpreh turku Uzun.
Eksperienca e kundërshtarit me 3 fish ndeshje më tepër nuk e tremba aspak Gjetan Ketën.
“Për mua nuk ka asnjë ndryshim edhe pse emri i kundërshtarit ndryshoi gjatë ditëve të fundit. Jam stërvitur shumë dhe jam gati për këtë sfidë. E respektoj kundërshtarin por në ring do ta shikoj si rivalin tim”, tha ai./TCh/