Si pasojë e shpërthimit babë e bir humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan, mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa nuk kurseu as bizneset e zonës përreth.
Me anë të njoftimi zyrtar, policia njoftoi se ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00 ku në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinç aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar shtatë persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, të cilët raportohet të jenë në gjendje të rëndë.
Ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë.
Pamjet që shihni janë pasojat që la pas shpërthimi i fuqishëm.
Ndërsa momentin e shpërthimit e gjeni në videon e mëposhtme: