Aktivisti Rron Gjinovci ka treguar arsyet që sipas tij, pse qeveria po bllokon futjen e parave në qarkullim.
Gjinovci në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ky bllokim po ndodhë për dy arsye, njëra është situate e paparashikueshme në krizën që ndodhemi dhe e dyta që po tentojnë që t’i falimentojnë kompanitë që varen prej tenderëve të shtetit, e që janë të regjimit të vjetër.
“Arsyeja përse këta janë t’u i blloku paret për dy arsye: 1. Situata është e paparashikueshme në krizën që ndodhemi. 2. Janë duke tentuar sipas të gjitha gjasave me i falimentu këto kompani që varen prej tenderave të shtetit që varen prej regjimit të vjetër.
Le të operojnë të kofshin te zojat me operu në ekonomi të tregut, le të operojnë, le të gjenerojnë fitim, nuk kanë nevojë me prit prej shtetit”, tha ai.
Sipas tij, duhet të ndërtohet një strukturë e re ekonomike në Kosovë, që nuk operon në treg përmes korrupsioni.
“Duhet me u ndërtu një strukturë e re ekonomike në Kosovë, që operon në treg fer, dhe jo përmes korrupsionit. Asi që aplikojnë në tendere e që I fitojnë tenderët në mënyrë meritore dhe jo me dallavare.
Zyrtarët e prokurimit publik i thirrin njerëzit nëpër telefona privat, edhe ju thojnë, a bon me u taku me ty edhe me fol se pam që ke apliku me 1 tender. Kjo ndodh vazhdimisht. Kjo duhet me u parandalu. Enough is enough”, tha Gjinovci.