Gjini, VV-së: Çka dreqin po doni, a po i doni votat e hajvanatit?

E publikuar: 22/04/2025 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, e cilësoi qëndrimin e Vetëvendosjes si hipokrizi të thellë.

Ai ngriti pikëpyetje për qëllimet e kësaj partie, duke e akuzuar për paqartësi dhe përpjekje për të marrë pushtetin përmes votave nga ata që më parë i kanë denigruar.

“Prej anës së Lëvizjes Vetëvendosje është kulmi i hiporizisë, unë e kam dëgjuar edhe Albulena Haxhiun që po kërkon të bëhet kryetare e Kuvendit, i kam dëgjuar edhe eksponentët e tjerë, i kam dëgjuar çfarë flasin.

“Edhe tash duhet me i pytë “të nderuar anëtarë të Kuvendit nga Lëvizja Vetëndosje, çka dreqin po doni, çka jeni t’u dashtë, a po i doni votat e hajvanatit për me u bë ju në pushtet, a po na tregoni se çka po doni?”, është shprehur tutje Gjini.