Lajmet

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

02.07.2026 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj mbylljes së qumështores VITA, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje të rëndë ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Gjini tha se u vërtetua edhe njëherë se pushteti e sheh prodhuesin vendor si armik, ndërsa theksoi se mbyllja e qumështores më të madhe në vend ka lënë qindra punëtorë pa punë dhe mijëra fermerë kosovarë në pasiguri.

Ai e cilësoi si absurde dhe të dhimbshme largimin e një prodhuesi vendor nga raftet e marketeve, duke theksuar se një veprim i tillë krijon hapësirë për produktet me origjinë nga Serbia.

Gjini kritikoi edhe arsyetimin e institucioneve për kontrollin e cilësisë, duke theksuar se kontrolli i ushqimit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe jo të përdoret, sipas tij, pas gjashtë vitesh për qëllime politike.

“Kjo mendësi rrënuese po e ngulfat ekonominë tonë. Kur shteti sillet si shkatërrues ndaj prodhuesve të vet, pasojat i vuan tryeza e çdo qytetari”, u shpreh ai.

Në fund, Gjini kërkoi që institucionet ta sqarojnë menjëherë këtë rast dhe të gjejnë zgjidhje që puna në qumështoren VITA të rifillojë sa më parë, duke shprehur mbështetje të plotë për të gjitha familjet e prekura.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor

“E don ma shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit

AKB: Veprimet ndaj Devolli Group dëmtojnë klimën investuese dhe besimin e biznesit

Ministria nis inspektimet në qumështoren “Vita” në Istog, drejtori: Torturë e paparë

Mbyllet qumështorja “Vita”, vendimin e merr kompania

Muja: Kontrollet e AUV-së në sektorin e qumështit synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe zbatimin e ligjit

Politikani katalunas: Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës sikurse shumica e Evropës

Gucati: Shtyrja e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së e papranueshme, s’rrimë duarkryq

Rasti në Podujevë, dyshohet për konflikt mes familjarëve, Prokurori Kastrati: Tre të plagosur, s’kemi informata për ndonjë të vrarë

Pamje dramatike nga Podujeva – i dyshuari në skenën e krimit, ndërhyn me armë polici civil

Tre të plagosur në Podujevë, Policia jep detaje

Përurohet shtatorja e ish-presidentit Rugova në Klinë, Haradinaj: Do t’i nderojmë përjetë brezat që u anagzhuan për liri dhe pavarësi

Disa zona të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë

MPB-ja publikon listën e 11 kandidatëve që vazhdojnë garën për drejtor të akademisë

Besnik Osmani jep dorëheqje nga dega e LDK-së në Fushë Kosovë