Gjini: Me zotin Kurti në krye, VV i ka të gjitha atributet e fashizmit

E publikuar: 14/08/2025 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Labinot Gjini, njëherit kandidat për komunën e Vitisë, e shtjelloi se ka konsolidim të partive politikepor nga aspekti ideologjik ka pak sens të diskutohet. Po për një parti posaçërisht e theksoi se ka vetitë e një ideologjie të dëmshme, transmeton Gazeta Metro.

Gjini në ka thënë se nuk pritet që të ketë zgjedhje të reja në vend, pas verdiktit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Të enjten në emisionin “Gazeta” të Kanal 10 Gjini ka thënë se ky vendim e ka zgjidhur ngërçin e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

“Prek këtij aktvendimi unë mendojë që ne tanimë kemi zgjidhje të situatës dhe nuk ka ku shkon më situata, mund ta shtyjmë edhe më larg, por konstituimi i Kuvendit do të bëhet dhe formimi i Qeverisë dhe nuk besojë që do të kemi zgjedhje të reja”, ka thënë Gjini.

Derisa po diskutohej mundësia e peshkimit të votave e deputetëve Gjini u shpreh i bindur se ky fenomen është gati se i pamundur tani për shkak të konsolidimit të partive, siç edhe u pa pas gjashtë muajsh, por e mohoi se niveli ka arritur në ndarje ideologjike tek ta, njërën parti e veçoi por jo pozitivisht.

”Kur nuk ishte vetëm zoti Kurti në parti, Vetëvendosja kishte bindje që mbahej nga social-demokracia. Mirë prej kur e mori zoti Kurti këtë parti, Vetëvendosja për mua është një parti e cila i ka të gjitha atributet e fashizmit. Jo një, por të gjitha. Prej se është zoti Kurti, asnjëherë s’ishte e majtë.”/gazetametro.net