Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ka vendosur që të vazhdojë grevën deri në plotësimin e kërkesave nga Qeveria.
Kjo është bërë e ditur nga vetë shkolla.
“Unanimisht, i gjithë kolektivi i shkollës sonë janë pro vazhdimit të grevës deri në marrrveshje me Qeverinë (edhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut) dhe janë shumë të revoltuar me fjalorin e përdorur për diskriminimin e personalitetit të mësuesit”, thuhet në njoftimin e shkollës.”