Skuadra e Gjilanit ka përforcuar radhët e veta me dy futbollistë nga Bregu i Fildishtë.
Fjala është për dy vëllezër që i janë bashkuar skuadrës bardh e kuqe nga Kosova.
Raza Keita dhe Aziz Keita janë dy transferimet më të reja të Gjilanit.
Dy lojtarët ishin regjistruar më parë në Federatën e Futbollit të Kosovës, ndërsa para disa dite kanë zbarkuar në Gjilan.
Lojtarët në fjalë kanë nënshkruar kontrata për dy vite e gjysmë me klubin e Gjilanit.
Prezantimi i tyre është bërë një dit pas derbit lokal mes Dritës dhe Gjilanit, ku kjo e fundit pësoi humbje 3-1.
Vëllezërit Keita janë binjakë të lindur në vitin 1997 dhe njëri luan në pozitën e mesfushorit ndërsa tjetri në atë të sulmuesit. /Telegrafi/