Gjilani në zgjedhje të reja?

E publikuar: 23/05/2015 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ironizon opozita: Kandidimi i Lutfi Hazirit për kryetar të LDK-së mund të jetë i mirë për Gjilanin

Siç dihet Luta ishte kumbara i koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së në nivel vendi, pas atij ngërçi politik që u shkaktua nga VLAN-i, dhe që la pasoja në Kosovë e më së shumti në Gjilan sepse u ndërprenë edhe ato pak investime që ishin në proces për Gjilanin. Luta mund të jetë i mirë për politika nacionale, por në Gjilan është dëshmuar që i mungojnë afinitetet për qeverisje lokale, këta 18 muaj ishin të rend edhe për Gjilanin edhe për Luten ka ironizuar Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së në Gjilan.
Opozita në Gjilan e sheh si shumë pozitive ikjen e Lutfi Hazirit nga Gjilani për tu hapur rrugë pastaj zgjedhjeve të reja. Të paktën kështu mendon Sahit Abazi shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së, raporton rajonipress.

“Siç dihet Luta ishte kumbara i koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së në nivel vendi, pas atij ngërçi politik që u shkaktua nga VLAN-i, dhe që la pasoja në Kosovë e më së shumti në Gjilan sepse u ndërprenë edhe ato pak investime që ishin në proces për Gjilanin. Urojmë që të zgjidhet kryetar i LDK-së, pastaj urojmë që të merr përgjegjësi në qeverisjen e Kosovës në mënyrë që të lirohet rruga që në Gjilan të shkojmë në zgjedhje të reja sepse Luta mund të jetë i mirë për politika nacionale, por në Gjilan është dëshmuar që i mungojnë afinitetet për qeverisje lokale, këta 18 muaj ishin të rend edhe për Gjilanin edhe për Lutën ka ironizuar Abazi.