Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, në emisionin “Euro Tribuna” me Menduh Abazin, ka deklaruar se në komunën e Gjilanit ka mafi të ndërtimit.
Mafia e ndërtimit në këtë komunë funksionon pasi sipas tij në Prishtinë nuk ka pasur vende për një gjë të tillë, dhe janë shpërndarë në disa qytete tjera, duke e përfshirë komunën e Gjilanit.
Ndër të tjera Kurteshi, qeverisjen në këtë komunë e quan të dështuara, duke përmendur dështimet që sipas tij kryetari Lutfi Haziri, i ka premtuar dhe nuk ka arritur që t’i realizojë.
Kurteshi përmendi sektorin e Arsimit, Shëndetësisë, dhe Administratën Publike, që sipas tij është tejet e politizuar.
Madje, ai shtoi se Kryetari Haziri ka premtuar edhe ndërtimit e rrugës Gjilan-Prishtinë, por që kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Pastaj Kurteshi theksoi ndriçimin publik në këtë komunë, që sipas tij është në gjendje katastrofave, dhe që sic tha ai është premtuar përmisim i gjendjes.
Por, me deklarimet e Kurteshit nuk është pajtuar nënkryetari i komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.
Kadriu në këtë emision i mohoi deklarimet e Kurteshit, duke thënë se në komunën e Gjilanit, gjatë qeverisjes së Lutfi Hazirit është bërë punë shumë e madhe.
Madje, Ai shoi se nuk merr pagë nga komuna e Gjilanit, dhe ka thënë se edhe udhëtimet kafet i paguan me paratë e tij personale, duke e ruajtur kështu buxhetin e komunës.
Ndër të tjera, Kadriu e akuzoi Kurteshin se nuk ka bërë asgjë për komunën dhe qytetarët e Gjilanit, ani pse ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës. Raporton Gazeta Tribuna/