Katër prioritetet e Komunës së Gjilanit, asfaltimi i rrugëve, rrjeti i kanalizimit, ujësjellësi dhe ndriçimi publik, janë barrë e qeverisjes komunale, por më së shumti me to përballet Drejtoria për Shërbime Publike, që udhëhiqet nga Sokol Haziri, që këtë të enjte ka prezantuar punën njëvjeçare të kësaj Drejtorie.
Ai ka thënë se në fushën e ndriçimit publik janë instaluar mbi 83 kilometra gjatësi të kabllos për këtë qëllim duke përfshirë fshatrat e me një gjatësi prej mbi 46 km gjatësi dhe qytetit me 36 km gjatësi, ose gjithsej në total janë vendosur mbi dymijë poqa elektrikë, dhe mbi njëmijë trupa ndriçues. Haziri ka thënë gjithashtu se kanë punuar shumë edhe në trajtimin e rrugëve të rendit të tretë, duke përfshirë gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit në zonat rurale dhe fshatrat e thella malore, që sipas tij janë rregulluar mbi 63 km gjatësi.