Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultatin 1:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.
Golat për ekipin e Gentian Mezanit i shënuan: Shabani, Ismajli dhe Bilalli.
Kurse të vetmin për vendasit e shënoi Nimani në minutën e 61’të.
Fitore në këtë xhiro arritën edhe dyshja që po luftojnë për titull, Ballkani dhe Drita.
Ballkani mposhti Feronikelin me rezultatin 0:2. Kurse Drita fitoi ndaj Lirisë më rezultatin 4:2.
Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës me 59 pikë, kurse Drita në pozitën e dytë me 57 pikë.
Gjilani me fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, tri më shumë se Feronikeli që është në zonën e barazhit