Gjilan: Tash e 15 vjet nuk u rregullua shtrati i lumit Mirusha

01.07.2015 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjilan: Tash e 15 vjet nuk u rregullua shtrati i lumit Mirusha

Kundërmimi që vjen nga ujërat e zeza që po derdhen në lumin Mirusha qe tri – katër dekada po shkon duke u shtuar.

Në të gjitha fushatat elektorale, ky projekt jetik për qytetarët e Gjilanit, vendosej në prioritetet e subjekteve politike. Por, në dy mandatet e PDK-së dhe në këtë mandat të tretë të LDK-së, problemi i quajtur lumi Mirusha nuk është zgjidhur.

PDK-ja edhe pse shpenzoi 2-3 milionë euro, kryesisht në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit, e cila për këto 2-3 vite është shkatërruar shumë, nuk e zvogëloi kundërmimin e lumit-kanalizim, dhe as nuk e zvogëloi rrezikun e përhapjes së infeksionit nga ndotja e lumit.

LDK-ja përveç fjalëve të mëdha, vitin e kaluar i ka shpenzuar edhe rreth 150 mijë euro, por problemi ka mbetur i pazgjidhur. Kurse sivjet, edhe pse ka kaluar gjysma e vitit, pushtetarët nuk kanë ndërmarrë as një veprim në këtë drejtim. Përveç numrit të madh të minjve në këtë zonë, tani banorët po rrezikohen edhe nga gjarpërinjtë. Po ashtu, rreziku për përhapjen e infeksionit po rritet.

Banorët e lagjeve që jetojnë përreth lumit Mirusha, po jetojnë në mes të premtimeve për rregullimin e shtratit të lumit dhe kundërmimit të përhershëm, tash e 15 vite. Ata kërkojnë zgjidhje të problemit dhe jo më arsyetime për mungesë mjetesh, sepse jemi të bindur se mungesa e vullnetit për ta zgjidhur këtë problem është pengës më e madhe se mungesa e mjeteve.

Kryetari i Gjilanit, më në fund, duhet të fillojë të merret me Gjilanin dhe problemet e Gjilanit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Sot 17 vjet nga themelimi i TMK-së, Kosova ende pa ushtri

Sot 17 vjet nga themelimi i TMK-së, Kosova ende pa ushtri

Opozita e sigurtë që demarkacioni s’kalon, Lista serbe thotë se s’ka vënë kushte

Opozita e sigurtë që demarkacioni s’kalon, Lista serbe thotë se s’ka vënë kushte

SHBA-ja mund të largohet nga marrëveshja e armëpushimit në Siri

SHBA-ja mund të largohet nga marrëveshja e armëpushimit në Siri

Gjuriq: Marrëveshja për targat, pengoi dhunën e kaosin

Gjuriq: Marrëveshja për targat, pengoi dhunën e kaosin

Shpend Ahmeti dyfishoi shpenzimet për dreka e darka

Shpend Ahmeti dyfishoi shpenzimet për dreka e darka

Vdes një person dhe një tjetër i lënduar rëndë nga aksidenti i tmerrshëm në Klinë (Foto)

Vdes një person dhe një tjetër i lënduar rëndë nga aksidenti i tmerrshëm në Klinë (Foto)

Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

Haziri: Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare

PDK: Drejtori i urbanizmit po aktron ndërsa aktori i Teatrit Gjilanit proteston

PDK: Drejtori i urbanizmit po aktron ndërsa aktori i Teatrit Gjilanit proteston

Lutfi Haziri: Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, është i pari në nivel Republike

Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë…

Kolegjin ISPE e vërshojnë studentët. Prijnë studimet Evropiane dhe ato të Sigurisë…

Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

Fillon Inside Out Kosova: Lëvizja Artistike e Qytetarëve

Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

Stafi i Gjykatës Speciale kompletohet në vjeshtë

Stafi i Gjykatës Speciale kompletohet në vjeshtë

E lidh gruan me perin e atleteve në një kishë të Gjevgjelisë

E lidh gruan me perin e atleteve në një kishë të Gjevgjelisë

Lajmi i fundit: Mbytet në bazenin e gomës 2 vjeçarja nga Podujeva

Lajmi i fundit: Mbytet në bazenin e gomës 2 vjeçarja nga Podujeva