Policia në Gjilan dhe njësiti i hetimeve të stacionit policor në Mitrovicë kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin A.B., i cili ka kryer veprën penale “mashtrim” me rastin e shitjes së një veture.
Sipas policisë, viktima kishte deponuar një shumë të konsiderueshme të parave në llogarinë e të dyshuarit ku ky i fundit nuk kishte realizuar marrëveshjen e sjelljes së veturës.
“I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mashtrim’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.