Manchester United nuk është i interesuar që ta transferoj Lionel Messin, nëse ky i fundit largohet nga Barcelona. Kandidat për ta transferuar argjentinasin është Manchester City
Burime të tabloidit britanik, The Sun, brenda Manchester Unitedit kanë treguar se Klubi nga Old Traffrod nuk do të jetë i interesuar që ta transferoj Lionel Messin, nëse ky i fundit largohet nga Barcelona.
Ylli argjentinas ende nuk e ka vazhduar kontratën me kampionin e Spanjës, dhe kanë filluar të qarkullojnë zëra se Messi mund të largohet nga Camo Nou, përcjell Express.
Burimi i The Sun brenda Old Traffrodit tregon se Manchester CIty do të ketë përërarësi në transferimin e Messit shkaku i Pep Guardiolas.
“Ne sigurisht që mund të konkurrojnë më para të gatshme dhe Messi është një lojtar i Adidasit si Paul Pogba, kështu që ne kemi pluses tona”, ka deklaruar burimi.
“Ne nuk do të përfshihemi në ndonjë luftë për ta transferuar lojtarin, përveç nëse Messi na jep sinjale se do të ishte i gatshëm për të ardhur këtu.”, ka theksuar ai. /Express/



















