Paraqitjet e shkëlqyeshme të Shkëlzen Gashit me Baselin, kanë filluar të tërheqin vëmendjen e gjigantëve të mëdhenj të futbollit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në Zvicër, është Schalke 04 që seriozisht ka hyrë në garë për të nënshkruar me anëtarin e kombëtares shqiptare.
Skuadra gjermane pritet që gjatë verës, t’i bëjë një ofertë të majme Baselit, për Gashin.
Në rast transferimi te Schalke, Gashi do të bashkohej me talentin shqiptar të kësaj skuadre, Donis Avdijaj, që është i huazuar në Austri te Sturm Graz./Indeksonline/